Policia e Tiranës ka goditur një grup kriminal që merrej me trafikun e armëve të zjarrit, duke sekuestruar 6 armë zjarri e vënë në pranga 2 persona. Donati Jaku dhe Florian Gjeta u vunë në ndjekje nga uniformat, teksa u ndaluan për një kontroll të befasishëm në zonën e quajtur rrethi i Freskut. Gjatë kontrollit të automjetit tip “Volksëagen”, policia gjeti 6 pistoleta SigSauer të dyshuara të trafikuara nga Mali i Zi, të cilat do të shiteshin në po të njëjtën zonë. Armët e zjarrit u sekuestruan bashkë me automjetin, si dhe me 4 celularë. Po ashtu, në kërkim u shpall edhe një tjetër person, i cili dyshohet se është bashkëpunëtor me të arrestuarit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.