Policia ka goditur grupin e “skifterëve” të Vlorës, autorë të grabitjeve të disa shtëpivë në qytetin bregdetar. Në pranga përfunduan Golemaj dhe Ylli Gerra, ndërsa është shpallur në kërkim Luan Hoxha. Aksioni kundër këtyre personave, u organizua pas denoncimit për vjedhjen e një banese në Vlorë në datë 21 mars të këtij viti, ku u morën bizhuteri me vlerë 150 mijë euro.