Policia italiane ka shkatërruar një organizatë trafikantësh, e cila përbëhej kryesisht nga shtetas shqiptarë dhe italianë. Hetimet të cilat zgjatën katër vite vunë në akuzë 23 persona, nga të cilët 4 me urdhër-arresti në Livorno. Në mesin e të hetuarve janë edhe 4 gra. Të tjerët janë vënë në masa arresti shtëpe apo hetime në gjendje të lirë.