Policia greke ndërhyri me grusht të hekurt në ditën e derbit të qytetit mes Olympiacosit dhe AEK që u fitua nga bardhekuqtë 1-0. Qeveria greke vendosi të ndërmarrë masa të forta kundër dhunës në stadiume pas ngjarjes së rëndë që solli edhe vdekjen e një 19 vjecari, tifoz të Aris të Selanikut. tifozi adoleshent identiteti i të cilit është Aliks Kampanos u rrah dhe u godit me grushta për vdekje në mbrëmjen e 01 shkurtit në një sherr me tifozë të tjerë pranë stadiumit të Aris të Selanikut