6 persona u arrestuan dhe dy të tjerë u shpallën në kërkim nga policia e Fierit, të dyshuar për mashtrime kompjuterike përmes skemave piramidale pas një hetimi disa mujor të drejtuar nga prokuroria e Fierit. Në pranga u vendosën Arbër Çela, Emanuel Taullau ,Flavio Mukaj, Marius Kodra, Brunilda Todi dhe Brunilda Ndini të cilët akuzohen për "Skema mashtruese piramidale" dhe "Mashtrim Kompjuterik". Drejtori i policisë Fier Skëndër Hitaj dha detaje nga operacioni policor i cili u shtri në qytetet Fier, Tiranë, Dibër, Berat dhe Gramsh.