Një operacion i Policisë spanjolle ka goditur një grup kriminal shqiptar që merrej me kultivimin dhe trafikun e lëndëve narkotike. Gjatë aksionit të policisë u vunë në pranga u vunë nëntë persona, të cilët akuzohen për kultivim dhe trafik droge, vjedhje të energjisë elektrike, pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe falsifikim dokumentesh. Gjatë operacionit, autoritetet sekuestruan mbi 2 mijë bimë kanabis dhe 20 kilogramë lëndë narkotike të gatshme për tu shitur treg. Vetëm energjia e vjedhur për furnizimin e plantacioneve arrin një vlerë prej 210 mijë eurosh.