Një aksion i madh po zhvillohet që prej orëve të para të mëngjesit të së enjtes në qytetin e Elbasanit. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se janë dhjetëra persona që janë shoqeruar për verifikim apo janë arrestuar. Hetimet janë kryer me metoda proaktive nga prokuroria e Elbasanit. Anëtarët e grupit janë identifikuar me metoda speciale të hetimet, teksa prokuroria e Elbasanit ka lëshuar mbi 50 masa arresti.