Goditen rëndë bandat shqiptare të drogës në Spanjë, me autoritetet spanjolle që arritën të kapin dhe sekuestrojnë një sasi rekord prej 11 tonësh kokainë, e cila vinte nga Amerika e Jugut dhe kishte destinacion tregun e Europës. Një sasi prej 7.5 tonës u kap në qytetin e Vigos, e fshehur në kontejnerët me peshk ton të ngrirë dhe që kishte destinacion Europën, ndërsa një sasi tjetër prej 3.5 tonës u gjet në kontejnerë në portin e Valencias.