Opera e parë kosovare "Goca e Kaçanikut” vjen këtë të hënë në orën 19:00 në Teatrin e Operës dhe Baletit në kryeqytet, në kuadër të festave të nëntorit por edhe të Javës Kulturore Kombëtare Kosovë-Shqipëri. Një histori dashurie, trimërie dhe lirie, e bazuar në novelën e Milto Sotir Guros e sjellë në jetë me regjinë e regjisorit Nikolin Gurakuqi, ky produksion vjen si një homazh për Festën e Flamurit.