Një bebe dhe nëna e saj janë nxjerrë nga rrënojat në turqi pas 90 orëve nga tërmeti dhe kjo është një nga mrekullitë më të fundit që vijnë nga ferri i tërmetit. Djali 10 ditësh, i quajtur Yagiz, ka kaluar kështu gjysmën e jetës së tij i bllokuar nën një pllakë të madhe betoni para se të nxirrej nga rrënojat në provincën jugore të Turqisë, Hatay.