Mbrëmjen e së shtunës, në mjediset e Amfiteatrit të Tiranës në Parkun e Liqenit, u zhvillua gjysmëfinalja e “Tirana Art Festival”, gara e talenteve në gjimnazet e Tiranës, ku pati 41 performanca dhe mbi 1000 pjesëmarrës. Kryebashkiaku Veliaj tha se ndihet krenar që, në hapësira si Amfiteatri i Tiranës, organizohen aktivitete që i japin kaq shumë energji rinore qytetit.