Një 40-vjecar I identifikuar si Fredi Ceno është gjetur I pajetë në liqenin e Prespës së Madhe. Sipas informacioneve, ai ka qenë duke peshkuar, ndërsa dyshohet se më pas ka rënë në ujë. Kanë qenë banorët ata të cilët kanë sinjalizuar trupin e viktimës dhe më pas lajmëruan policinë dhe ambulancën. Pavarësisht dhënies së ndihmës së parë, Ceno nuk mundi të mbijetonte. 40-vjecari është me banim në Devoll, ndërsa ndodhej aty për të peshkuar.