Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur të pafajshme Etleda Çiften Anëtarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit akuzohej për falsifikim dokumentesh dhe fshehje të pasurisë. Me anë të një njoftimi për mediat, Gjykata e Posaçme e Apelit njofton se Çiftja është shpallur e pafajshme për të dyja akuzat, duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë.