Ndryshimet e reja të Kodit Zgjedhor që u votuan në Parlament pas marravëeshjes së 5 qershorit të vitit të kaluar kanë parashikuar që gjyqtari i Kolegjit Zgjedhor gjatë ushtrimit të detyrës nuk mund t’i nënshtrohet hetimit apo procedimit disiplinor gjatë gjithë periudhës për të cilën është krijuar Kolegji. Anëtarët e Kolegjit Zgjedhor delegohen në këtë detyrë për një mandat 4 vjeçar.