Izraeli ka mbrojtur luftën e tij kundër Hamasit në Rripin e Gazës, në një seancë të pazakontë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Ishte Afrika e Jugut ajo që dërgoi çështjen në gjykanët ndërkombëtare, duke ngritur akuza për gjenocid ndaj Izraelit. Avokatët afrikano-jugorë kanë kërkuar ndalimin e menjëhershëm të operacioneve ushtarake të forcave izraelite në Rripin e Gazës, ku jetojnë rreth 2.3 milionë palestinezë.