Greqia shpreson në një përmbysje në apel të vendimit të gjykatës së posaçme të shkallës së parë për Fredi Belerin. Pritshmëritë u shprehën publikisht nga Kryeministri grek, Kiriakos Mitsotakis gjatë një interviste të dhënë për televizionin SKAI. Mitsotakis tha se mënyra se si Shqipëria e trajtoi këtë çështje ka ndikuar negativisht në marrëdhëniet greko-shqiptare.