Partia Demokratike këmbëngul se procesi gjyqësor ndaj kreut të saj, Sali Berisha është një proces politik i kontrolluar nga Edi Rama. Dosja ‘Partizani’ është një nga shembujt më flagrant të standartit të dyfishtë dhe drejtësisë së kapur nga regjimi ‘Ramaduro’, e cila është kthyer në një instrument politik kundër opozitës dhe kundërshtarëve të KM Edi Rama.