Top News – Gjyqi ndaj Trumpit nis në mars 2024/Para drejtësisë në mes të garës për Shtëpinë e Bardhë
29/08/2023 10:55

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të dalë në gjyq më 4 mars 2024 në një gjykatë federale në Uashington, nën akuzat se u përpoq ta ndryshonte rezultatin e zgjedhjeve presidenciale 2022. Vendimi 28 gushtit i gjykatëses federale, Tanya Chutkan, nënkupton se Trump me gjasë do të përballet me gjyq, në të paktën tri raste penale, gjatë garës së ngushtë për nominimin e kandidatit për president të SHBA-se nga radhët e Partisë Republikane. Data e gjyqit për rastin e katër penal kundër tij nuk është caktuar ende. Avokatët e Trumpit kishin bërë trysni që data e gjyqit ndaj tij të caktohej për muajin prill të vitit 2026, shumë kohë pas zgjedhjeve presidenciale të nëntorit 2024, duke argumentuar se kishin nevojë për kohë për t’i rishikuar 12.8 milionë faqe prova që Qeveria i ka grumbulluar. Por, Chutkan tha se ata nuk kishin nevojë për aq shumë kohë. “Data e propozuar nga mbrojtja për prill 2026 është shumë më tepër seç është e nevojshme”, tha ajo. Gjyqi ndaj Trumpit pritet të fillojë vetëm një ditë para “Super të Martës”, kur më shumë se dhjetëra shtete te SHBA-së do t’i mbajnë garat e tyre për nominimin e kandidatit për president. Ai pritet të dalë në gjyq në Nju Jork më 25 mars nën akuzat për pagimin e një yllit të pornos për ta bërë atë të heshte. Gjyqi i tretë ndaj tij është caktuar për 20 maj 2024 në Florida, ku akuzohet se i kishte mbajtur jashtëligjshëm dokumentet e klasifikuara pasi ishte larguar nga Shtëpia e Bardhë, si dhe për pengimin e drejtësisë. Trumpi i ka cilësuar të gjitha katër rastet penale kundër tij si përpjekje të nxitura politikisht për të mos e lejuar atë të kthehet në pushtet.

Top Channel/ Përmbytjet, 19 viktima në Europë. Të prekura më rëndë Portugalia, Spanja dhe Franca
15/02 22:57
Top Channel/ Izraeli gati të sulmojë Iranin? Mediat: Trump i dha “dritën jeshile”, por me një kusht
15/02 22:20
Top Channel/ BE “replikon” me SHBA/ Kallas: Evropa e zgjuar, nuk përballet me zhdukje qytetërimi
15/02 15:01
Top News – SHBA i kërkon lëshime vetëm Ukrainës / Zelenski nën presionin e Trump: Po Rusia…
15/02 13:07
Top News – ‘Luftëtarët’ e Interpolit kundër kriminelëve kibernetikë: Kanë kthyer IA në armë
15/02 12:59
Top News – Armiku ynë është BE jo Rusia! Orban para votimit: Ja kërcënimi i vërtetë i Hungarisë
15/02 12:50
Top News – Nëndetëset bërthamore të Australisë / 2.7 miliardë dollarë, kantier i ri ndërtimi
15/02 12:41
Top News – SHBA është ‘fëmija i Evropës’ / Rubio shfaqet si një ‘mik kritik’ ndaj aleatëve
15/02 12:25
Top News – Rubio vjen në Evropën Lindore / Forcon lidhjet me udhëheqësit pro Trumpit
15/02 11:54
Top News – ‘Kina është kërcënimi i vërtetë!’ / Tajvani paralajmëron botën: Shkel parimet e OKB-së
15/02 11:44
Top News – SHBA do të sulmojë Iranin / Ushtria amerikane përgatitet për luftë disajavore
15/02 11:32
Top News – Aleatët evropianë-Navalni u helmua / U vra me një toksinë, Rusia hedh poshtë pretendimet
15/02 11:26
Top News – SHBA, ‘lakun në fyt’ Ukrainës / Rubio paralajmëron ‘lëshime të vështira’
15/02 11:14
Top Channel/ Trump nuk heq dorë për Groenlandën/ Frederiksen: Situatë e njëjtë, ishulli nuk shitet
15/02 11:02
Top Channel/ BE distancohet nga Bordi i Paqes/ Urusla Von der Leyen refuzon takimin inaugurues
15/02 10:39
Top Channel/Meloni kundër Merz për SHBA/”Nuk pajtohem me kritikat e kancelarit për politikat e SHBA”
15/02 10:36
Top News – Kina zëvendëson njerëzit me robotë. Zgjidhja ‘teknologjike’ për rënien e popullsisë
15/02 09:32
Top Channel/ Zelensky shpërthen ndaj Putin në Konferencën e Mynihut: Skllav lufte
14/02 22:47
Top News – Koloneli grek spiun i Kinës. Dyshohet se furnizoi Pekinin me sekretet e NATO-s
14/02 20:00
Top News – Navalny u helmua me helm bretkose. Taktika e Kremlinit për të eliminuar rivalin e Putinit
14/02 19:30
DIGITALB DIGITALB