Prokuroria Franceze kërkon një dënim me 4 vjet burg dhe me 500 mijë euro gjobë për Lamine Diack, ish presidentin e Federatës Ndërkombëtare të Atletikës ndaj të cilit ka nisur procesi gjyqësor për korrupsion, pastrim parash dhe shkelje të besimit. Sipas prokurorëve, Diack tashmë 87 vjec që e drejtoi organizmin më të lartë të Atletikës në botë për rreth 16 vjet, në mënyrë direkte apo indirekte u ka kërkuar 3.45 milionë Euro atletëve të dyshuar për doping nga IAAF me këta të fundit që kanë paguar për të pastruar emrin e tyre me qëllim që rë vazhdonin të merrnin pjesë në kompeticione të ndryshme.