Pas më më shumë se dy vitesh në paraburgim, Gjykata Speciale ka nisur të hënën gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke paraqitur për hetë të parë provat kundër tyre. Në aktakuzën e Prokurorit të Specializuar ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, përmenden 40 vendodhje ku dyshohet se u kryen krime. Prokuroria speciale pretendon se 400 persona të ndaluar në mënyrë të paligjshme nga ish-komandantët e luftës, 102 të vrarë dhe 20 të zhdukur.