Teksa dy dëshmitarët e parë kanë përmbyllur dëshmitë e tyre në Dhomat e Specializuar në Hagë, në lidhje me rasitin e ish-krerëve të UÇK, ministri në detyrë I Financave në Kosovë Hekuran Murati, është shprehur se Specialja është një gjykatë e padrejtë. Ministri tha se partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, ka qenë gjithmonë konsistente ndaj Gjykatës Speciale, duke e kundërshtuar prej kohësh.