Të martën nisi në Londër procesi i apelimit të vendimit non grata të Sali Berishës nga ana e Britanisë së Madhe. Në seancën e parë të atij që njihet si Komisioni Special i Apelimit të Çështjeve të Emigracionit kanë paraqitur pretendimet e tyre të dyja palët, avokatët e Sali Berishës nga njëra anë dhe përfaqësuesit e Home Office në anën tjetër.