Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Evis Berberit për gjykim të shkurtuar në procesin ku ish drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar akuzohet për korrupsion, shkelje të barazisë në tendera, pastrim produktesh penale dhe mashtrim. Bashkë me miratimin e kërkesës së Berberit është veçuar edhe dosja ndaj të pandehurve të tjerë, Valter Begaj dhe dy shoqërive, që dyshohet të ngritura prej Berberit dhe bashkëpunëtorëve të tij për të kanalizuar paratë publike të përfituara përmes korrupsionit.