Top News- Gjykata vendos për të fortët e Fushë Krujës, trafikuan drogë drejt Europës
11/12/2025 19:57

GJKKO konfirmoi masat e sigurisë për 10 të akuzuarit e operacionit të koduar “Rikthimi”, të cilët u ndaluan me kërkesë të SPAK për trafik drogën drejt vendeve të Europës. Në total u lëshuan 14 masa sigurie, po katër vijojnë të jenë në kërkim. Kështu trupi gjykues pranoi kërkesën e SPAK duke lënë në fuqi arrest me burg për 10 anëtarët e grupit kriminal, mes të cilëve dhe djali i ish-deputetit të PS, Rrahman Rraja, Rexhep Rraja si dhe dy të afërm të tij: Gazmir Rraja dhe Perparim Rraja. Grupi doli nga përgjimet në aplikacionin e koduar SKY ECC. Nga hetimet deritanishme SPAK ka ngritur dyshime të mbështetura në prova, se personat e dyshuar janë përfshirë në aktivitet të paligjshëm të trafikimit të lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Malit të Zi me destinacion final Gjermaninë, si dhe nga Shqipëria drejt Turqisë, por dhe nga vendet e Amerikës së Jugut drejt Bashkimit Europian. Grupi ka vepruar gjatë vitit 2020, ku fillimisht iu sekuestrua në Mal të zi një sasi prej 1722 kg marijuanë, po në këtë periudhë pak ditë më vonë edhe në Holandë këtyre personave sipas SPAK, iu kap një ngarkesë me 475 kg kokainë që vinte nga ekuadori. Ndërsa episodi I tretë për të cilën akuzohen është një ngarkesë e veitit 2021 me 236 kg marijuanë që po nisej drejt Turqisë. Hetimet u kryhen me partnerët ndërkombëtarë ndërsa ndaj të akuzuarve rëndojnë tre vepra penale si ajo e grupit të strukturuar krimina dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Top Channel/ Sofër iftari nga Prefekti i Tiranës! Bashkohen klerikët, politikanë e intelektualë
13/03 22:46
Top News – PD fokus te rrugët, Berisha: Infrastruktura moderne është prioriteti ynë!
13/03 22:22
Top News – Berisha me ekspertët e Infrastrukturës: Ne ndërtuam rrugët, këta vjedhin paratë
13/03 22:21
Top News – PD nis diskutimet me ekspertët, Berisha: Në fokus infrastruktura dhe transporti
13/03 22:13
Top Channel/ Zbulohet për çfarë do përdoren hapësirat publike që u liruan pas aksionit të verës
13/03 22:05
Top Channel/ I dha fund jetës me fostoksinë, Lezha ndez qirinj në Kujtim të Xhuana Nikollajt
13/03 21:37
Top Channel/ Aksident rrugor në Fier, kamionçina përplas një makinë, lëndohen 3 persona
13/03 21:35
Top News – Shkak gjoba për parkim të gabuar, 43-vjeçari në Vlorë dhunon policin
13/03 21:26
Top News – Homazhe për Xhuana Nikollajn, qytetarët e Lezhës ndezin qirinj në kujtim të 25-vjeçares
13/03 20:11
Top Channel/ Abuzimi me plehrat kimikë, fermerët: Janë 30% më shtrenjtë se viti i kaluar
13/03 19:45
Top Channel/ “Greqia po ndërton hekurudhën Janinë-Kakavijë 4 mln euro për km”, Berisha: Ne 20 mln/km
13/03 19:32
Top Channel/ Berisha: Ata që krijuan këtë katastrofë infrastrukturore do mbajnë përgjegjësi
13/03 19:31
Top Channel/ Berisha: Kanë copëtuar rrugë në lote, paçka se janë vazhdimësi e të njëjtit terren
13/03 19:30
Top News – Aksident në Fier, ‘Audi’ përplaset me kamionçinën, tre të plagosur
13/03 19:25
Top Channel/ Berisha: Rilindja urbane është dëshmia e korrupsionit dhe vjedhjes
13/03 19:18
Top Channel/ Berisha takim me Departamentin e Infrastrukturës: Problemet kanë lindur nga korrupsioni
13/03 19:18
Top News – GJKKO ‘rrëzon’ Ballukun, bie poshtë kërkesa për heqjen e pezullimit nga detyra
13/03 18:46
Top News- 25 vjeçarja telefonoi motrën para aktit ekstrem/ Detaje nga vetëflijimi i të resë
13/03 17:56
Top News – Rama: Pati presion për Porto Romanon. Kryeministri për krizën e naftës: Ndërhyrje në treg
13/03 16:56
Top News- Përkrahu persona me precedentë penal/ AMP pezullon nga detyra inspektorin e policisë
13/03 16:44
DIGITALB DIGITALB