Gjykata e Posaçme refuzoi marrëveshjen për pranimin e fajësisë të arritur mes SPAK-ut dhe ish-kryebashkiakut të komanduar të Kukësit Granit Gjana. Ky i fundit dhe SPAK kishin arritur në marrëveshje lidhur me pranimin e fajësisë për 2 procedura tenderimi për blerje karburanti. GJKKO urdhëroi kthimin e dosjes për hetim nga ana e SPAK.