Kushtetuesja vulosi hapjen 100 për qind të listave të kandidatëve për deputetë vetëm pak ditë më parë duke shfuqizuar dhe vlerësuar si të papajtueshëm me Kushtetutën, pikën 3 të nenit 163 të Kodit Zgjedhor. Në këtë mënyrë ka eliminuar pragun e votave të nevojshme për të thyer herësin e për të kaluar në listë fituese. Çështja që hap diskutim në këto momente është sesa do të ndikojë kjo vendimarrje në listat fituese të 25 Prillit.