Kindi Toli, Andrea Malia, Bledar Kola, Ismet Stefanis, 4 protestuesit e Rithemelimit të cilët u arrrestuan nga Policia në protestën e 20 shkurtit, janë lënë në detyrim paraqitje nga Gjykata. Ndaj 4 protestuesve, rëndojnë akuzat shkatërrim prone, goditje për shkak të detyrës dhe përdorim të lëndëve piroteknike. Seanca ndaj 4 protestuesve është ndjekur dhe nga deputetët të Rithemelimit. Në përfundim të seancës Bardhi hodhi akuza se Policia ka dhunuar protestuesit dhe se kanë ngritur kallëzim ndaj tyre.