Prej tre vjetesh, Gjykata Kushtetuese, vazhdon të jetë nje inisitucion ‘fantazem’, e paplote dhe e pakonsitutuar per shkak te ndryshimit te struktures nga reforma ne drejtesi dhe perplasjeve politike. Presidenti Ilir Meta, i pyetur për situatën e krijuar në Gjykatën Kushtetuese, deklaroi se nëse do të ishin ndjekur hapat e ndërmarrë nga Presidenti që para 3 vitesh, Shqipëria nuk do të ishte asnjë orë pa Gjykatë Kushtetuese. Ai kishte zero koment për Gjykatën Kushtetuese dhe per kthimin nga keshilli i emerimeve te znj Rigleta Panajoti , per te kandiduar ne garen per Kushtetuesen. Rigleta Panajoti , e shpallur nga Presidenti per vendin vakant ne Gjykaten Kushtetuese, eshte hedhur poshte si kandidature . KED sqaron se vendimet e plota dhe te zbardhura per ndalimin e kandidatures se saj, do te publikohen ne vijim, ne Gjykates se Larte. KED shton se ish-Gjyqtarja e Shkallës së Parë në Tiranë, hoqi dorë nga detyra, teksa po vettohej (po kalonte në vetting) nga KPA.