Një gjykatës federal i SHBA-së ka kufizuar komunikimet e administratës Biden me kompanitë e mediave sociale me qëllim ndërhyrjen në përmbajtjen në platformat e tyre. Në një vendim prej 155 faqesh të martën, gjykatësi Terri Douhti ndaloi zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë dhe disa agjenci qeveritare të kontaktojnë kompanitë e rrjeteve sociale për "përmbajtje që bie nën mbrojtjen e lirisë së shprehjes nga Kushtetuta’.