Gjykata e Lartë nuk pranoi kërkesën e dhëndrit të Sali Berishës, Jamarbër Malltezit për revokim të masës së sigurisë. Ai do të vijojë të qëndrojë në arrest shtëpie për akuzat e ngritura për çështjen Partizani. Mbrojtja edhe në këtë rast përdori si argument rastin e Thoma Gëllçit në Strasburg, por kjo gjë nuk u mor parasysh, duke bërë që trupi gjykues ta rrëzojë për të disatën herë rastin.