Gjykata e Lartë ka vendosur të rrëzojë kërkesën e të shumëkërkuarit Suel Çela, I cili nga arratia kërkoi nëpërmjet avokatit të tij zbutjen e masës së sigurisë caktuar në kuadër të operacionit “Plumbi I Artë”. Në këtë mënyrë, Suel Çela humbi në të dy shkallët e Apelit mundësinë për t’I shpëtuar burgosjes në momentin kur do të arrestohet apo vetëdorëzohet.