Top News/ Gjurmojnë kriminelët rusë nëpër botë/Specialët ukrainas kapin mercenarët e Wagner në Sudan
07/02/2024 13:30

Forcat speciale të ukrainës raportohet se kanë kapur mercenarët rusë të vagnerit që luftojnë në Sudan, pasi Kievi tha se do ti gjente ata kudo ku janë. Pamje nga një marrje në pyetje sugjerojnë se ushtria private e kremlinit po punon për të mbjellë kaos në shtetin e shkatërruar nga lufta. Videoja e ndarë nga inteligjenca ushtarake ukrainase me Kyiv Post, tregon një të burgosur rus që merret në pyetje, bashkë me dy afrikanë. Një ukrainas i maskuar i pyet ata se cilës njësi i përkasin, dhe i burgosuri rus përgjigjet: PMC Wagner. Dy dokumente identifikimi i tregohen më pas kameras, bashkë me tre burrat, të gjithë të veshur me uniforma ushtarake, me duar të lidhura dhe sy të mbyllur. Të pyetur se si kanë shkuar në Sudan, rusi thotë se ata kishin hyrë nga republika e afrikës qendrore, ku Vagner ka një prani domethënëse, në kryeqytetin Khartum. Mercenari shpjegon se me një forcë prej rreth 100 burrash, misioni i tyre ishte rrëzimi i qeverisë lokale. Dy të burgosurit afrikanë, që me gjasë janë rekrutuar nga grupi Vagner, thanë se ishin paguar me nga 1 mijë dollarë për tu bërë pjesë. Vendi ku është realizuar videoja, dhe përmbajtja e saj, nuk janë verifikuar dot nga mediat në mënyrë të pavarur. Burime nga inteligjenca ushtarake e ukrainës kanë thënë ndërkohë se puna për shkatërrimin e mercenarëve rusë dhe partnerëve të tyre lokalë, terroristë, në sudan po vijon nga forcat speciale ukrainase. Burime ukrainase thanë për CNN në shtator, se ukraina ishte përgjegjëse për një seri sulmesh me dronë dhe operacionesh tokësore, afër Khartumit. Ndërkohë, muajt e fundit, kanë qarkulluar gjerësisht video që tregonin dronë ukrainas që shënjestronin mercenarë rusë dhe milici të mbështetura nga Vagneri. Kievi, ka pak gjasa të konfirmojë zyrtarisht dislokimin e trupave të tij në vende të huaja. Por, majin e kaluar, shefi i inteligjencës ushtarake ukrainase, Kirilo Budanov, premtoi se do të shkatërronte kriminelët rusë të luftës kudo në botë...

Top News – Izraeli miraton ligjin radikal. Dënim me vdekje për palestinezët
31/03 10:15
Top Channel/ Trump: Sulmojmë centralet e Iranit, nëse s’ka marrëveshje
30/03 23:01
Top News- Gjermania largon emigrantët, Merz: Do të kthehen në shtëpi brenda 3 viteve
30/03 23:00
Top Channel/ Tensionet për Ngushticën e Hormuzit, Rubio paralajmëron Iranin: Nuk do e kontrolloni
30/03 23:00
Top News- Bombardues në ajër dhe 17,000 trupa, SHBA gati për sulm/ Kush janë objektivat
30/03 22:50
Top News- Zelensky “plas bombën”: Aleatët po na kërkojnë të zvogëlojmë sulmet ndaj Rusisë
30/03 22:49
Top Channel/ Sulm amerikano-izraelit në një jetimore pranë Teheranit, dy të vrarë e pesë të plagosur
30/03 21:47
Top Channel/ Irani, tjetër raketë ndaj Turqisë, kërcënon Ankaraja: Do përgjigjemi pa hezitim
30/03 20:04
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Do ju hedhim në erë, nëse bllokoni marrëveshjen!
30/03 15:21
Top News – Bllokada ekonomike nga SHBA. Rusia në krah të Kubës, i dërgon 100 mijë tonë naftë
30/03 14:25
Top Channel/ Vritet kreu i marinës iranian, Izraeli godet bllokuesin e Ngushticës së Hormuzit
30/03 14:15
Top Channel/ Dronët në treg, lufta me Iranin hap tregun për teknologjinë ushtarake të Ukrainës
30/03 14:13
Top Channel/ Spanja mbyll hapësirën ajrore, ndalohet kalimi i avionëve amerikanë që nisen për luftë
30/03 14:13
Top News – Irani nuk pranon kërkesat e Trump. Teherani rrëzon planin e paqes-Vazhdojmë me luftën!
30/03 13:32
Top Channel/ AI jep këshilla të gabuara, studimi: Chatbot-et përkëdhelin përdoruesit dhe…
30/03 12:17
Top News – Irani prezanton planin. Haraç për Hormuzin, asnjë anije nuk do kalojë pa paguar
30/03 12:09
Top News – Spanja mbyll qiellin. Madridi distancohet nga ofensiva SHBA-Izrael
30/03 12:02
Top Channel/ Miratohet buxheti i luftës, Izraeli rrit ndjeshëm shpenzimet, shmang zgjedhjet
30/03 11:51
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin, SHBA shqyrton marrjen e ishullit Kharg, nafta…
30/03 11:51
Top Channel/ SHBA presion Tajvanit, senatorët kërkojnë rritje të buxhetit ushtarak
30/03 11:50