Çështja e asociacionit po kthehet në arsyen e rrallës për bllokimin e dialogut Prishtinës-Beograd. Teksa pala kosovare nuk pranon ta diskutojë më, ajo serbe këmbëngul në të kundërtën. Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuric deklaroi se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, “mund ta gënjejë publikun sa të dojë”, por ai “nuk do t’i ikë dot” krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.