Presidenti malazez, milo gjukanovic, ka kritikuar edhe një herë kryeministrin në detyrë të vendit, shqiptarin Dritan Abazovic duke e quajtur atë madje, shërbëtor të serbisë së madhe. Gjukanovic u pyet nga gazetarët mbi deklaratën e disa ditëve më parë të Abazovicit, ku ai tha se “Goliath i fitoi të gjitha betejat derisa u takua me Davidin”. Por, për Gjukanovic nuk bëhet fjalë për Davidin, por sic tha ai, Vëlla Abazin, shërbëtorin e serbisë së Madhe.