Top News – Gjukanoviç fiton raundin e parë…Në balotazh me një ekonomist, beteja e madhe më 2 prill
20/03/2023 11:46

Në mesin e krizës politike të vendit, Mali i Zi votoi për presidentin e ri. Sipas Institutit për Studimet Zgjedhore, CTD presidenti aktual properëndimor, e prej kohësh në pushtet, Milo Gjukanoviç ka fituar 35% të votave. Për raundin e balotazhit Gjukanoviç duhet të përballet ekonomistin Jakov Milatoviç, i cili u rendit i dyti, sipas rezultateve paraprake, me 29% të votave. Partia e tij "Europa tani" është e afërt me kishën ortodoske-serbe të komanduar nga Beogradi. Në vendin e tretë u rendit kreu i Frontit Demokratik, parti e hapur proserbe, Andrija Mandiç, me 19 të votave. Zgjedhjet e balotazhit zhvillohen më 2 Prill. Këto zgjedhje vendosin për fatin politik të Gjukanoviçit. Në Malin e Zi 540.000 votues u thirrën të dielën të votojnë për presidentin e ri të vendit. Zgjedhjet u zhvilluan në një klimë të ndezur politike. Presidenti aktual, Gjukanoviҫ këtë herë ka konkurrencë të fortë, si politikanin e ri, Jakov Milatoviҫ, një ekonomist proeuropian, i dalë në garë kundër properëndimorit Gjukanoviҫ. Milatoviçi shihet me shanse të mira për zgjedhjet e balotazhit. Partia e tij "Europa tani" paraqitet si parti moderne dhe e orientuar nga reformat. Milatoviç ka qenë ministër i Ekonomisë në qeverinë proserbe që nuk pati jetë të gjatë, nga dhjetori 2020 deri në prill 2022. Kurse Andrija Mandiҫ, i cili kërkon një afrim më të madh të vendit anëtar të NATO-s me Serbinë fqinje dhe Rusinë u rendit i treti.

Top News – Pro dhe kundër luftës në Iran. Si u nda rajoni për konfliktin në Lindjen e Mesme
18/03 13:55
Top News – Nga Kosova, në Kroaci e Serbi. Si po ndërhyjnë qeveritë te çmimi i karburanteve
18/03 13:18
Top News – Aksident në vendin e punës. 4 shqiptarë humbin jetën në Vjenë, 1 në gjendje kritike
18/03 10:01
Top News- BE humb durimin me Vuçiç, vjen goditja e parë për Serbinë nga unioni
17/03 22:28
Top News- Kryeministri i Rep. Srpska jep dorëheqje: Qëllimi, të sigurohet legjitimiteti i qeverisë
16/03 18:30
Top News – Një vit nga tragjedia e Koçanit/ Familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi
16/03 15:14
Top News – Greqia hyn në epokën e astronautëve / Shkencëtari i bashkohet trajnimit të ESA-s
16/03 14:15
Top News – Debati për gjuhën shqipe në RMV. Ministri Hoxha telefonatë me homologun maqedonas
16/03 11:13
Top News- Vuçiç blen raketat supersonike nga Kina: Po përgatitemi për sulm nga Tirana, Prishtina e…
13/03 11:01
Top News- ‘Zë i fortë për shqiptarët në Preshevë’/ Begaj: Do garantojmë mbrojtjen e të drejtave
12/03 18:28
Top News- Rama rrëzon pretendimet e Vuçiç/ ‘E ka makth Kosovën, s’ka aleancë kundër Serbisë’
12/03 14:51
Top News-‘5 vendet e BE të njohin Kosovën’/ PE: Dialogu me Serbinë kyç për integrimin
12/03 14:37
Top News- Fluturimet misterioze mes Tel Avivit e Beogradit/ Dyshime për transport armësh në Izrael
11/03 14:48
Top News- Serbë për të trazuar Europën/ Gjykatat serbe: U paguan nga shërbimi i inteligjencës ruse
10/03 10:17
Top News- Rikthimi i shërbimit ushtarak/ Nis rekrutimi i ushtarëve në Kroaci, dy muaj uniformë
09/03 11:07
Top News – Serbia përgatitet për luftë. Vuçiç, 6 mld euro për ushtrinë-Do blejmë gjithçka
07/03 18:00
Top News- ‘Shqipja, gjuhë dytësore’ / Ministrja e Arsimit rikthen retorikën antishqiptare në Shkup
27/02 11:56
Top News – Vritet i mituri shqiptar në Greqi. Sherr me thika mes adoleshentëve, arrestohet greku
27/02 11:33
Top News- ‘Sfidoj edhe SHBA për Kosovën’/ Vuçiç-Asnjë pakt sekret për të njohur Pavarësinë
27/02 11:26
Top News- Skandali i spiunazhit që tronditi Greqinë, si u përgjuan ministrat e ushtarakët
26/02 22:49
DIGITALB DIGITALB