Me thirrjet “ Gjuha shqipe e drejta jonë”, dhe “Respektor ligjin për gjuhët”, qindra studentë shqiptarë të Jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut kanë protestuar më mënyrë paqësore mesditën e kësaj të hëne në Shkup. Studentët kërkojnë realizimin e së drejtës për të dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, një e drejtë që, siç theksohet, është e garantuar me Kushtetutë dhe me ligj, por që ende nuk po zbatohet në praktikë.