Parlamenti moldav ka votuar për të ndryshuar zyrtarisht emrin e gjuhës shtetërore nga moldavisht në rumanisht, duke i dhënë fund një diskutimi që kishte nisur prej kohësh në vend. Disa muaj më parë, Akademia Rumune, një institut i mbështetur nga qeveria dhe me objektiv ruajtjen dhe promovimin e gjuhës dhe kulturës rumune, doli me një deklaratë ku i kërkonte Moldavisë që të ndalonte së cilësuari gjuhën që flet shumica e qytetarëve të vet si “moldavisht” dhe ta thërrasë atë ashtu siç është në të vërtetë “dialekt i rumanishtes”.