Top News – Gjobitet kandidati i pavarur/ Policia ndëshkon minatorin Elton Dobreshi
06/04/2021 09:36

Elton Dobreshi që ka zgjedhur të sfidojë dy forcat e mëdha të politikës në vend, duke kandiduar si i pavarur në Bulqizë, me kauzën e mbrojtjes së të drejtave të minatorëve është gjobitur nga policia. Efektivët e Policisë së Bulqizës e kanë ndëshkuar me 5 milionë lekë të reja për organizimin e një tubimi në shkelje të masave anti-COVID. Lajmin e njoftoi vetë Debreshi, i cili është një minator i njohur për aktivizmin për të drejtat e punëtorëve. Përmes një postimi në Facebook ai e konsideroi atë si “gjobë politike”. Kandidati i pavarur e shoqëroi postimin me faksimile të vendimit të policisë, i cili mbante datën 2 prill. Gjoba është vendosur për një miting të organizuar nga Debreshi në datën 26 mars në qytetin e Bulqizës. Prej 17 nëntorit 2020, me rekomandim të Komitetit Teknik të Ekspertëve, qeveria ka ndaluar grumbullimet me më shumë se 10 persona si masë parandaluese të përhapjes së COVID-19. Më 24 mars, një ditë para nisjes së fushatës elektorale, Komiteti Teknik i Ekspertëve rekomandoi që masat kufizuese të ndalimit të grumbullimeve të mbeteshin në fuqi, rekomandim që u dha sërish edhe javën e shkuar. Duke e konsideruar në shkelje të Kushtetutës, pasi ndalonte edhe aktivitetet politike, më 4 dhjetor 2020 Partia Republikane (PR) e dërgoi këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese. Kjo më 9 mars vendosi ta pranojë vetëm pjesërisht padinë e PR-së dhe i kërkoi qeverisë të saktësonte afatet e masave.

Top Channel/ Katër të plagosur në aksident. Nga përplasja e dy automjeteve u bllokua edhe rruga Elbasan-Peqin
20/12 22:40
Top Channel/ Tiranë, arrestohet indoneziania. 20-vjeçarja e la në ballkon, foshnja e porsalindur ndërroi jetë
20/12 22:36
Top Channel/ Grabitet kambana e manastirit. Objekti 250 vjeçar në Sarandë është monument kulture
20/12 21:09
Top Channel/ “Shqipëria, më pro-amerikania në botë”! Marco Rubio pret ambasadorin Ervin Bushati
20/12 19:25
Top News – Pse nuk hetua monopoli i Allajbeut? Autoriteti i Konkurrencës: E gjobitëm para…7 vitesh
20/12 18:33
Top News- Protestuesit e Lapajt përplasen me policinë, tensione gjatë tubimit tek Kryeministria
20/12 18:00
Top News- Ngacmoi vajzat e mitura seksualisht dhe rrahu bashkëshorten, kapet 40-vjeçari në Kukës
20/12 17:12
Top Channel/ Mbizotërojnë prodhimet turke dhe kineze në tregjet e festave të fundvitit
20/12 15:26
Top Channel/ Pas shpalljes së Shqipërisë si zonë e pastër, hiqen kufizimet për kafshët me Kosovën
20/12 15:25
Top Channel/ Sërish incident në Shkodër mes adoleshentëve por këtë herë pa pasoja
20/12 15:19
Top Channel/ Qytetarët kanë kërkuar ndërhyrjen e ILD, të pakënaqur me gjyqtarët dhe prokurorët
20/12 15:16
Top Channel/ Protesta e mbështetësve të Adriatik Lapajt përpara Kryeministrisë
20/12 15:10
Top News- ‘Sqarohemi pas mësimit’/ Gjimnazistët sherr në Vaun e Dejës, tjetër episod dhune
20/12 15:10
Top Channel/ “Në dosje 11 tendera me 1.1 mld euro”, PD: Të mblidhet mbledhja për Ballukun
20/12 15:07
Top Channel/ Protestuesit përplasen fizikisht me policinë, ç’ndodhi te protesta e Adriatik Lapajt
20/12 14:58
Top News- Dy të arrestuar për tritolin në Vlorë/ Babë e bir në pranga, u zbuluan nga makina
20/12 14:25
Top News- E pazakontë në Sarandë! U çajnë gomat gomat. policia në kërkim të autorëve
20/12 14:23
Top Channel/ “Dilni në shesh”, protestuesi: ju që rrini në shtëpi, po ngrini bustin e diktatorit
20/12 13:33
Top News – Lapaj fton partitë e tjera t’i bashkohen në protestën poshtë zyrës së Ramës
20/12 13:17
Top News- Fadroma hedh në tokë karburantin, ishte pa leje, Rama ndan pamjet e aksionit të IMT
20/12 13:11
DIGITALB DIGITALB