Qytetarët do të njoftohen për gjobat e policisë rrugore përmes platformës qeveritare e-albania. Çdo drejtues mjeti që kryen një shkelje rrugore dhe ndëshkohet nga shërbimi policor do të njoftohet përmes një mesazhi apo emaili në sistemin e-gjoba, duke patur mundësinë të shlyejë detyrimin në kohë dhe përfitojë nga ulja e masës së gjobës 50 % kur e paguan brenda 15 ditëve. Paketa e risive dixhitale u prezantua nga ministri i brendshëm, Taulant Ball dhe drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit, Muhamet Rrumbullaku.