Nuk kanë të ndalur masat ndëshkuese të policisë kundrejt personave që lëvizin pa maska në rrugë apo të tjerëve që shkelin masat anti covid në biznese të ndryshme. Sipas njoftimit të policisë së shtetit gjatë kontrolleve të ushtruara në të gjithë vendin në 24 orët e fundit nga Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore janë evidentuar 607 qytetarë që nuk kishin maskat mbrojtëse, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili.