Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka deklaruar se prania e Izraelit në territoret e pushtuara palestineze është e paligjshme dhe bëri thirrje që të largohen. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu reagoi menjëherë pas këtij mendimi të gjykatës, i cili nuk është ligjërisht i detyrueshëm, duke thënë se territoret janë pjesë e atdheut historik të popullit hebre. Megjithatë ky opinion i gjykatës mund të ndikojë në opinionin ndërkombëtar dhe të nxisë lëvizjet për njohjen e njëanshme të një shteti palestinez.