Gjykata e Posaçme Antikorrupsion rrëzoi kërkesën e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për revokimin e masës së sigurisë, që e pezullon nga ushtrimi i funksioneve publike. Sipas një njoftimi zyrtar për mediat, Balluku paraqiti më 13 mars 2026 pranë gjykatës kërkesën për “revokimin e menjëhershëm të masës së sigurimit personal me karakter ndalues ‘pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’”. Kjo masë ishte vendosur ndaj saj më 19 nëntor 2025, nga e njëjta gjykatë.