Gjykata e Posaçme ka urdhëruar Prokurorinë e Posaçme që të hetojë pretendimet për tjetërsim të votave gjatë procesit të numërimit të tyre në Qarkun e Durrësit. Vendimi është dhënë nga gjyqtarja Flojera Davidhi, që ka pranuar kërkesën e Aulon Kalasë, ish kandidat i listës së hapur të Partisë Demokratike në këtë qark.