Greqia do të mbajë më 21 maj raundin e 20-të të zgjedhjeve të përgjithshme që nga rivendosja e demokracisë në 1974 dhe zgjedhjet e përgjithshme të 67-ta që nga themelimi i shtetit modern grek. Përfaqësuesit në parlamentin grek përzgjidhen nga një sistem të thjeshtë përfaqësimi proporcional, i cili u votua në vitin 2016-ë. Partitë që marrin të paktën 3 për qind të votave do të ndajnë 285 vende parlamentare sipas përqindjes së votave. 12 vendet e mbetura do të ndahen mes deputetëve të shtetit, të zgjedhur nga secila parti dhe tre të fundit do të plotësohen nga kandidatët e zgjedhur nga grekët që votojnë jashtë vendit.