Friedrich Merz, i cili pritet të bëhet kancelari i ardhshëm i Gjermanisë, ka njoftuar një marrëveshje politike për të mbledhur qindra miliarda euro shpenzime shtesë për mbrojtjen dhe infrastrukturën. “Duke pasur parasysh kërcënimet ndaj lirisë dhe paqes në kontinentin tonë, rregulli për mbrojtjen tonë tani duhet të jetë “çfarëdo që duhet”, tha ai. Merz, konservatorët e të cilit fituan zgjedhjet e Gjermanisë muajin e kaluar, tha se ai dhe partnerët e tij të mundshëm të koalicionit nga qendra e majtë do të paraqesin propozime të reja në parlament javën e ardhshme.