Teksa arritën të marrin nën kontroll qytetin verior Mazar-I-Sharifit, talibanët hynë edhe në vilën luksoze të liderit ushtarak të Afganistanit, Rashid Dostum. Në disa imazhe të publikuara në internet, talebanët duken ndërsa ulen në divanet luksoze dhe admirojnë orenditë e lara në ar. Rashid Dostum ka qenë aleati kryesor i Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë 20 viteve të fundit në luftën ndaj talibanëve dhe themelues i një partie në vend.