Pas urdhrit ekzekutiv të presidentit amerikan Donald Trump, me anë të të cilit kërkon që Gjiri i Meksikës të quhet Gjiri i Amerikës, ka ardhur dhe reagimi i parë nga presidentja e Meksikës Claudia Sheinbaum. Përmes një letre dërguar Google-it, presidentja i ka kërkuar që kompania të rishqyrtojë vendimin për të ndryshuar emrin e Gjirit të Meksikës.