Socialistët premtojnë shtrirje të investimeve edhe në zonat rurale të Elbasanit. Sekretati i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri së bashku me kryebashkiakun aktual, Gledian Llatja u ndalën në Funar ku kërkuan mbështetjen e banorëve të kësaj zone për të vijuar me investimet dhe për 4 vitet e ardhshme.