Shirgjani ishte ndalesa e radhës e drejtuesit politik të Partisë Socialiste për Elbasanin, Damian Gjinkurin, i cili kërkoi një votë konfirmuese për kryetarin aktual të bashkisë, Gledjan Llatjan. Gjiknuri vuri sërish theksin te binomi qeveri-bashki, duke u shprehur se është shumë e rëndësishme që projektet e kryetarit, të gjejnë mbështetjen nga pushteti qendror.