Shefat e teknologjisë, Elon Musk, Bill Gates, Satya Nadella dhe Mark Zuckenberg bashkuan forcat në një takim ku u fol për kufizimin e inteligjencës artificale. Takimi me dyer të mbylluara, u mblodh nga udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer, ku u ftuan udhëheqësit e teknologjisë, si dhe avokatë të të drejtave civile. Fuqia e inteligjencës artificiale, për të mirën dhe për të keqen ka qenë objekt i interesit të madh nga politikanët në mbarë botën.